Ushtarët izraelitë martirizojnë 4 palestinezë

 Numri i palestinezëve të rënë dëshmorë nga hapja zjarr e ushtarëve izraelitë në protestat në kufirin e Rripit të Gazës është rritur në 4, kurse numri i të plagosurve në 31.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria palestineze e Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Protestuesit të cilët mbanin flamuj të Palestinës ishin mbledhur në kufirin lindor të Gazës për të marrë pjesë në protestat paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh”, ku ishte vënë zjarri gomave të automjeteve.

Ushtarët e Izraelit kanë ndërhyrë ndaj protestës duke përdorur plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani, janë martirizuar më shumë se 200 palestinezë

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne