Ushtarët izraelitë sulmojnë shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ushtarët sionistë sulmuan shtëpitë e palestinezëve në disa vendbanime të BPLJ.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ushtarët e regjimit sionist të premten duke sulmuar qytezën Bejt Fexhar në qytetin Betlehem, kanë bastisur shtëpinë e të burgosurit palestinez Osame Takatake dhe të Mohamed Nasim Takatake, i cili është liruar nga paraburgimi para pak ditësh. Trupat sioniste plagosën disa palestinezë natën e së premtes duke sulmuar disa shtëpi në qytetin Al Khalil dhe u përplasën me të rinjtë palestinezë. Forcat okupuese të regjimit sionist po ndalojnë të rinjtë palestinezë çdo ditë duke sulmuar zona të ndryshme palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kods dhe në disa raste i burgosin pa asnjë arsye./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne