Ushtarët izraelitë vrasin 4 palestinezë gjatë protestave paqësore

Gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve që organizuan protesta paqësore të “Marshimit Një Milionësh të Kthimit dhe të Tokës” në kufirin e Rripit të Gazës së rrethuar, kanë rënë dëshmorë 4 palestinezë, ndërsa u plagosën 316 të tjerë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë gjatë protestave paqësore të organizuara në kufirin e Gazës kanë rënë dëshmorë 17-vjeçarët Bilal Mahmud En-Nexhar, Nidal Sakr Amara, Tamir Hashim Ebu-l Hajr dhe 20-vjeçari Muhammed Xhihad Saad.

Në mes tjerash në komunikatë thuhet se gjatë protestave janë plagosur 316 persona të tjerë, në mesin e të cilëve 64 janë plagosur me plumba luftarakë, 16 me plumba plastik, 13 janë lënduar nga copat e plumbave dhe 223 të tjerë nga bombat e gazit lotsjellës dhe në mënyra tjera. Bëhet e ditur 14 të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Dhjetëra mijëra palestinezë të mbledhur në 5 pika përgjatë kufirit të Gazës hodhën slogane duke kërkuar tërheqjen e Izraelit nga territoret palestineze dhe heqjen e bllokadës ndaj Gazës.

Jahja Sinvar, përgjegjësi i Lëvizjes së Hamasit për Gazën, i cili mori pjesë në këto protesta, në fjalimin e mbajtur këtu tha se do të kundërpërgjigjen ndaj çdo sulmi të Izraelit ndaj Gazës.

Palestinezët prej 30 marsit 2018 e këtej organizojnë protesta paqësore në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin me moton “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Ndërkaq ushtarët izraelitë po hapin zjarr me plumba luftarakë ndaj popullit civilë, i cili kërkon “të kthehet në tokat prej nga janë dëbuar dhe heqjen e rrethimit të paligjshëm ndaj Gazës që zbatohet prej vitit 2006 e këtej”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazës bëhet e ditur se në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë gjatë protestave paqësore që po vazhdojnë prej 30 marsit e 2018 e këtej kanë rënë dëshmorë mbi 200 palestinezë.

Më 30 mars 1976 Izraeli konfiskoi mijëra dynym të tokave të palestinezëve qytetarë të Izraelit në zonën Xhelile në veri të vendit. Pas kësaj populli palestinezë për të protestuar këtë grabitje organizoi greva të përgjithshme dhe protesta.

Policia izraelite gjatë këtyre protestave hapi zjarr ndaj palestinezëve dhe martirizoi 6 palestinezë, ndërsa plagosi një numër të madh të tjerëve. Kjo ngjarje, e cila përkujtohet si “Dita e Tokës”, shihet si një simbol i rezistencës së palestinezëve për çështjen e tokës, e cila është burimi i përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne