Bota

Ushtarët sionistë shkatërruan 132 herë shtëpitë e palestinezëve në Shkretëtirën Nexhef

Ushtarët sionisitë shkatërruan për herë të 132-të shtëpitë në fshatin Arakib ku jetojnë palestinezët në Shkretëtirën Nexhef (Negev) në jug të vendit.

Ushtarët sionistë shkatërruan për herë të 132-të shtëpitë në fshatin Arakib ku jetojnë palestinezët në Shkretëtirën Nexhef (Negev) në jug të vendit.

Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes së Arakibit, Yusuf Ebu Zayid në deklaratë tha se forcat izraelite shkatërruan çadrat që përdoreshin si shtëpi në fshat dhe arrestuan 4 banorë të fshatit.

Ebu Zayid bëri të ditur se që nga muaji korrik i vitit 2010 e deri më sot fshati Arakib është shkatërruar 132 herë.

“Fshatin tonë ne do ta ndërtojmë përsëri. Sido që të jetë ne nuk do të heqim dorë nga tokat tona. Nuk do të dalim nga këto toka” tha ai.

Shtëpitë prej çadrash të palestinezëve në fshatin Arakib për herë të fundit ishin shembur nga ana e forcave izraelite në muajin korrik.

Në këtë fshat jetojnë më shumë se 80 palestinezë. Udhëheqja izraelite pretendon se fshati është ndërtuar me rrugë të jashtëligjshme dhe kërkon që të shkatërrohet.

Kurse banorët e fshatit theksojnë se këto toka i kanë mbetur trashëgimi nga gjyshërit e tyre para se të krijohej Izraeli.

Fshatarët sa herë që forcat izraelite shembin fshatin, me dërrasa dhe materiale plastike rindërtojnë shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë të bëjnë rezistencë.

Izraeli, ashtu si në rajonin e Necefit dhe fshatrat e tjera nuk ofron shërbim të detyrueshëm si elektricitet dhe ujë dhe nuk njeh pronësinë e tokave të palestinezëve që jetojnë në rajon.

Sipas burimeve palestineze, Izraeli deri më tani nga 12 milion dynym të 220 mijë palestinezëve ka vënë dorë mbi 11 milion dynym të Shkretëtirës Nexhef.

OPINIONE