Bota

Ushtria izraelite arreston vëllain e vajzës së guximshme palestineze Ahed Tamimi (Foto)

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar Muhamed Tamimin 15-vjeçar pasi kanë bastisur shtëpinë e tyre në Nebi Saleh të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite kanë arrestuar vëllain e adoleshentes Ahed Tamimi, e cila u bë e njohur si vajza e guximshme palestineze për shkak të rezistencës së saj kundër okupimit izraelit, raporton Anadolu Agency.

Nëna e Tamimit, Neriman Tamimi, tha për AA se ushtarët izraelitë kanë arrestuar Muhamed Tamimin 15-vjeçar pasi kanë bastisur shtëpinë e tyre në Nebi Saleh të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Tamimi tha se nuk ekziston asnjë arsye për arrestimin e djalit të saj, i cili ka frakturë në dorën e djathtë dhe shtoi se qëllimi i forcave izraelite është të thyhet rezistenca.

Neriman Tamimi ka transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale çastet kur ushtarët izraelitë kanë rrethuar ata dhe kanë burgosur Muhamed Tamimin.

Kujtojmë se Ahed Tamimi është shpërblyer në Stamboll me “Çmimin e Kurajos Hanzala” për shkak të qëndrimit të shfaqur përballë forcave izraelite të cilët po përpiqeshin të arrestonin vëllain e saj në vitin 2012.

Në dhjetor të vitit 2017, Tamimi u arrestua dhe vuajti 8 muaj burgim pasi goditi me shuplakë një ushtar izraelit i cili po bastiste shtëpinë e tyre.

OPINIONE