Ushtria izraelite godet pozicionet e Hamasit në Gaza

Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore herët sot në Rripin e bllokuar të Gazës duke goditur pozicionet e Hamasit.

“Pasi një seri raketash u shkrepën në Izrael nga Gaza sonte më herët, Forcat tona Ajrore sapo goditën një kompleks ushtarak të Hamasit, i cili shërben për prodhimin e municioneve me raketa në Gaza si përgjigje”, tha ushtria izraelite në Twitter.

Nuk ka informacione lidhur me viktima të mundshme.

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ndaj Gazës gjatë javës së kaluar së bashku me shtrëngimin e një bllokade nën të cilën ka ndaluar hyrjen e karburantit për termocentralin e vetëm të Gazës, duke zhytur territorin palestinez në errësirë.

Pretendohet se sulmet u ndërmorën në shenjë hakmarrjeje për lëshimin e balonave me flakë nga Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi më parë Hamasin se Izraeli e konsideron çdo balon flakë si një raketë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne