Bota

Ushtria izraelite plagos 2 palestinezë në protestat paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh”

Dy palestinezë kanë mbetur të plagosur të hënën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në drejtim të pjesëmarrësve në manifestimet e quajtura “Marshimi i Kthimit të Madh”, në kufirin e Gazës së rrethuar.

Siç bëjnë të ditur burime nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gazë, 2 palestinezë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në tubimet paqësore të organizuara pranë Kampit të Refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.

Me rastin e 42-vjetorit të Ditës së Tokës, palestinezët janë duke organizuar që prej 30 marsit e këtej një sërë manifestimesh paqësore të quajtura “Marshimi i Kthimit të Madh”, në kufirin ndërmjet Gazës së rrethuar dhe Izraelit.

Të paktën 160 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 17.000 të tjerë janë plagosur që nga ndërhyrja e parë e ushtrisë izraelite ndaj këtyre protestave paqësore e deri më sot.

Ushtarët izraelitë qëllojnë me plumba të vërtetë mbi popullin palestinez, që kërkon me të drejtë “të kthehet në territoret nga të cilat është dëbuar, si dhe të hiqet bllokada e jashtëligjshme që aplikohet kundër Gazës që prej vitit 2006”./ trt

OPINIONE