Ushtria izraelite pushtoi anën siriane të Malit Sheikh në Lartësirat e pushtuara të Golanit

Raportohet se njësitë e lidhura me forcat ajrore të ushtrisë izraelite morën nën kontroll anën siriane të malit Sheikh, në mënyrë që të forconin pozicionet e tyre mbrojtëse kundër “kërcënimeve të mundshme”

Ushtria izraelite ka pushtuar anën siriane të Malit Hermon (Sheikh), që gjendet në Lartësirat e pushtuara të Golanit, transmeton Anadolu. Sipas transmetuesit publik, ushtria izraelite konfirmoi se ka pushtuar pjesën siriane të Malit Sheikh. Në lajm thuhet se njësitë e lidhura me forcat ajrore të ushtrisë izraelite morën nën kontroll anën siriane të malit Sheikh, në mënyrë që të forconin pozicionet e tyre mbrojtëse kundër “kërcënimeve të mundshme” nga grupet që përmbysën regjimin Baath. Më tej bëhet e ditur se operacioni i nisur nga ushtria izraelite për pushtimin u zhvillua pasi grupet që përmbysën regjimin Baath filluan të kapnin pozicionet e ushtrisë siriane në kufirin me Izraelin. Njësitë ushtarake izraelite nuk janë përballur me ndonjë rezistencë gjatë operacionit. Ushtria izraelite më parë njoftoi se ka dërguar forca në Lartësitë e Golanit pas përmbysjes së regjimit 61-vjeçar Baath në Siri./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne