Ushtria në Rinas/ Xhaçka-Metës: Nuk do shkojmë në luftë!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nga Rinasi ka sqaruar se vendimi për të vendosur Forcat e Ushtrisë në zonën e aeroportit, pas grabitjes spektakolare, ka thënë se nuk ka nevojë për të marrë leje nga Parlamenti, pasi vendi nuk është në kohë lufte.

Xhaçka ka theksuar se leja për vendosjen e Forcave Ushtarake nuk merret nga Presidenti. Ajo ka thënë se është cenuar siguria e një objekti të rëndësisë së veçantë dhe kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur.

Ministrja ka sulmuar dhe Lulzim Bashën duke thënë se nuk di të lexojë Kushtetutën dhe kjo është arsyeja sipas saj që ai e dogji opozitën si kallinj.

“Lulzim Bashës nuk mund t’i mësojmë si të lexojë kushtetutën se po ta dinte si ta lexonte nuk do e kishte djegur opozitën si kallinj”, ka thënë Xhaçka.

“Nuk behët fjalë për siguri brenda. Ne do të patrullojmë sigurinë e perimetrit të aeroportit. Baza jonë nuk është asnjë kilometër. Ne do të sigurojmë perimetrin e aeroportit, sepse nuk na takon neve ta bëjmë.

Nuk është ndonjë precedent i padëgjuar më parë. Por një precedent i përsëritur. Jemi të detyruar të garantojmë sigurimin e perimetrit përmes policisë ushtarake.

Nuk është nevoja të evokohet Kushtetuta apo ligje të ndryshme. Prioritet ynë është sigurimi i qytetarëve”, ka thënë Xhaçka, e cila më tej i ka kthyer dhe përgjigje Presidentit. “Nuk kam pse të informoj Presidentin se nuk do shkojmë në luftë”, u shpreh ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne