Ushtria turke godet pozicionet e terroristëve të PKK/PYD-së në Afrin të Sirisë

Ushtria turke ka goditur mesditën e sotme pozicionet në Afrin të PYD/YPG-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, përmes artilerisë së rëndë të dislokuar në postën kufitare në Ogulpinar, pranë qytezës Reyhanli të provincës Hatay.

Goditjet e Forcave të Armatosura të Turqisë kanë ardhur si kundërpërgjigje ndaj zjarrit provokues, hapur nga zonat përreth qytetit Afrin të kontrolluar nga terroristët e PYD/YPG-së në Siri.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, forcat e dislokuara në Ogulpinar kanë realizuar 9-10 qitje me artileri të rëndë në intervale kohore të caktuara.

Artileria e ushtrisë turke ka goditur vetëm pak minuta pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan sinjalizoi nga provinca Elazig, ku qëndroi për Kongresin 6. të Zakonshëm të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, një operacion ushtarak të mundshëm në Afrin të Sirisë, duke thënë: “Me lejen e Allahut, ata (SHBA) do të shohin se si do t’i shpartallojmë në më pak se një javë kusarët, që i kanë grumbulluar duke menduar se formuan ushtri.”

Forcat e Armatosura të Turqisë theksuan megjithatë se goditjet gjatë mesditës së të shtunës kundër pozicioneve të PYD/YPG-së janë kundërpërgjigje sipas parimit të reciprocitetit dhe s’nënkuptojnë fillimin e operacionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne