Ushtria turke neutralizon 17 terroristë

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se prej 1 deri më 8 janar janë kryer 729 operacione. Gjatë tyre janë arrestuar 112 persona për të cilët dyshohet se kanë lidhje me organizatën terroriste PKK, 46 për shkak të lidhjes me DEASH-in, 467 në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO dhe 18 në luftën kundër organizatave terroriste majtiste.

Gjatë aksioneve të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Turqisë të kryera në Erzincan, Batman, Diyarbakir, Mardin, Tunceli, Muş, Iğdır, Bitlis dhe Bingöl janë shkatërruar 32 strehimore, vende të fshehura dhe shpella, si dhe nëntë eksplozivë të punimit në shtëpi dhe bomba.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë konfiskuar edhe 864 kilogramë lëndë që përdoren për të përgatitur bomba, tetë bomba dore, armë dhe municione.

Kundër mafive të drogës në 77 qytete turke janë kryer 1.757 aksione në të cilat janë konfiskuar më shumë se tre tonë lëndë narkotike, 516 kilogramë heroinë, një kilogram kokainë dhe sasi të madhe të drogave të tjera. Janë arrestuar 2.344 persona.

Në kuadër të luftës kundër migracionit ilegal janë ndaluar 1.007 persona, prej tyre 422 në det, ndërsa 101 persona janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë organizuar kalimin ilegal ndaj kufijve të Turqisë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne