Vajza katër vjeçare që mbijetoi 12 ditë në mal mes arinjve dhe ujqërve (foto)

Një vajzë e vogël, e cila bashkë me qenin e saj besnik u bë e famshme për mbijetesën në pothuajse dy javë në mesin e pyllit siberian, po përshëndetet si yll i ri i baletit.

Karina Chikitova, e moshës katër vjeçare, preku zemrat e njerëzve në mbarë botën pas mbijetesës së saj  në pyjet e mbushura me arinj dhe ujqër.

Ajo jetoi duke ngrënë manaferra dhe duke pirë ujë nga lumenjtë. Kapej për qenin e saj Naida për ngrohtësi në netët e ftohta. Ajo endej e pashpresë me veshjen e saj parashkollore në rajonin e Yakutisë.

Tani më shumë se katër vjet pas përvojës së saj, vajza shpallet si një nxënëse  e vitit të dytë në një shkollë të posaçme për konvikt të baletit në qytet – pasi mësuesi i saj parashikon që ajo të ketë një të ardhme si një balerinë profesioniste. Karina e kishte ndjekur babanë e saj në pyllin e rrezikshëm – por ai nuk e kishte kuptuar se e kishte ndjekur atë.

Ishte qeni i Karinës që u kthye në shtëpi për të dhënë shenja që Karina ishte akoma gjallë. Kur ajo u gjet, shpëtimtari i saj Artyom Borisov tha: ‘Ajo ishte ulur thellë në fijet e mëdha të barit, plotësisht heshtur.

Fjalët e para qe i kishte thënë : Dua ujë dhe buk!, pastaj kishin qarë së bashku, kush mund t’i mbaj lotët tek dëgjon një kërkesë te atillë?!

Kur Karina u ribashkua me qenin, fjalët e para për qenin e saj ishin: ‘Pse më le?’ Megjithatë, veprimi i qenit pothuajse me siguri shpëtoi jetën e fëmijës duke i dhënë shpëtimtarëve besimin se ajo ishte ende gjallë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne