‘Vajzën e ka rrëmbyer MEK’, iraniania Somaieh Mohammadi flet për herë të parë në Report TV: Rri në kamp me dëshirë

https://www.youtube.com/watch?v=D3Bfu0klAyw

Tiranë- Historia e 38-vjeçares, Somaieh Mohammadi anëtare e rezistencës iraniane MEK e vendosur në Shqipëri pranë kampit së bashku me muxhahedinët e tjerë ka prekur dhe institucionet shqiptare. Babai i 38-vjeçares i është drejtuar institucioneve shqiptare duke denoncuar rrëmbimin e vajzës së tij nga MEK, ndërsa e bija shprehet se babai i saj gënjen.

Për herë të parë Report Tv ka siguruar një intervistë të 38 vjeçares ku ajo sqaron historinë e saj 15 vjeçare dhe shprehet se pranë MEK ajo qëndron me dëshirë dhe askush se pengon të largohet nëse ajo do të vendos një ditë.

“Aktualisht, unë kam një histori të gjatë 15-vjeçare dhe për këtë kam shkruar një libër në persisht, anglisht dhe arabisht.

Tani po mundohem ta përkthej dhe në shqip.

Mustafa, babai im, ishte mbështetës i muxhahedinëve. Kur vëllai im donte të linte kampin e Ashrafit, ai iku në Kanada. Në këtë moment, unë i thashë atij që s’dua të largohem nga muxhahedinët dhe ai e dinte që ishte zgjedhja ime.

Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Në 2004 dëgjova se ai punonte për regjimin e Iranit, ai vinte në Irak tre ose katër herë në vit dhe ai donte të ndikonte te unë e miqtë e mi duke na thënë shumë gënjeshtra, duke thënë se ne ishim të marrë peng nga muxhahedinët.

Edhe në Shqipëri ai ka ardhur për të thënë të njëjtat gënjeshtra.

Unë kam pasaportën e tij për të treguar, pasi ai është shtetas kanadez, por ai ka ardhur nga Irani në Irak dhe ka një vulë gjithashtu.

Pas 3 vitesh unë erdha në Shqipëri dhe ai (babai) po ashtu erdhi në Shqipëri për t’i thënë popullit shqiptar se muxhahedinët më kanë rrëmbyer mua, por kjo s’është e drejtë. Unë këtu jam në një vend të lirë. Çdo ditë dal dhe takoj doktorin, bëj shopping, takoj miqtë e mi. Nëse dua t’i lë muxhahedinët unë mundem, por kjo nuk është zgjedhja ime dhe ai e di më mirë se mua. Herën e parë që unë erdha te muxhahedinët, Mustafai nënshkroi një marrëveshje. Kjo është marrëveshja ku tregon se Mustafa dhe nëna ime ishte dakord dhe është dhe firma e shënuar me gisht. Unë i shkrova dhe një letër z.Xhafaj dhe kjo letër është publikuar dhe në media. Gjëja e fundit që doja të thoja është se këtu është një vend i lirë dhe nëse dua të shkoj diku mund të shkoj. Kërkoj të jeni zëri im për t’i treguar njerëzve të tjerë se unë dua të qëndroj te muxhahedinët dhe qëndrimi i Mustafait në Shqipëri është i gabuar dhe ato që thotë ai s’janë të vërteta.

Iraniania Somaieh Mohammadi

Shënim: Intervista i është dhënë kreut të shoqatës së Miqësisë shqiptaro-muxhahedine, Namik Kopliku

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne