Vaksina e Sorosit, Pfizer infekton ne mase doktoret e QSUT-se

Ashtu sikur pritej, vaksina e Sorosit, Pfizer qe ka blere Edi Rama per ti bere qejfin bosit te tij amerikan po ben infektime me shqiptaret. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus, dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi. Shpresohet qe Piperi te mbijetoje e te mos vdesi nga vaksina qe ka marre.

Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar apo tamponi ka rezultuar pozitiv për shkak të bërjes së vaksinës në 11 janar. Për të zbuluar këtë, Pipero do të bëjë një tjetër tampon brenda 72 orëve.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit. Gazetarja Ema Shazivari raporton për abcnews.al se mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë.

Ky është një realitet i ri i krijuar në vend në lidhje me mjekët stafin mjekësor që ka bërë dozën e parë të koronavirusit. Tashmë duhet vërtetuar nëse Pipero dhe të tjerët kanë shfaqur simptoma për shkak të injektimit të vaksinës apo janë infektuar rishtazi me koronavirus. /abcnews.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne