Valentina Tereshkova, kozmonautja legjendare sovjetike. Gruaja e parë në hapësirë

Valentina Tereshkova është kozmonautja legjendare sovjetike që njihet dhe si gruaja e para në hapësirë, raporton agjencia Tass.

Në përfundim të misionit të saj Tereshkova është përgëzuar nga Sekretari i Parë i BRSS, Nikita Hrushov, por vite më pas është pritur në një takim të veçantë dhe nga presidenti Vladimir Putin. Ndërkohë Valentina Tereshkova ka një fotografi dhe me kozmonautin sovjetik, i pari që doli në hapësirë, Juri Gagarin.

Gruaja e parë fare në hapësirë, Valentina Tereshkova, lindi më 6 mars 1937. Në vitin 1969 u diplomua nga “Hapësira Ajrore Zhukovsky” dhe “Akademia Inxhinieri” (si inxhiniere e hapësirës). Ajo ishte një nga 58 vajzat e para që kishin aplikuar për pjesëmarrje në programin hapësinor sovjetik për t’u regjistruar në 12 mars 1962.

Fluturimi i saj hapësinor zgjati gati tre ditë – 70 orë e 50 minuta, kohë gjatë së cilës ajo orbitoi globin 48 herë. Valentina Tereshkova ende mbetet kozmonautja e vetme grua që ka kryer vetë një mision në hapësirë, dhe jo si një anëtare ekuipazhi.

Momentet më të ndritshme të jetës së personit të shquar, i ndiqni në këtë galeri fotosh marrë nga agjencia e lajmeve ruse TASS.

Burimi: tass.com përgatitii L. Veizi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne