Shqiperia

Vasili etiketon Ramën me analfabetin politik të Bertold Brehtit

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka etiketuar shefin e qeverisë si analfabet politik duke sjell në vëmendje disa vargje të Bertold Brehti.

Ai shkruan mes tjerash se analfabeti më i keq është ai politik, i cili rendit disa pasoja që vijnë nga ky përshkrim.

Postimi i plote :

Analfabeti politik i yne aty eshte,ja tek e keni……se ç’perfaqeson e thote me mire Bertold Brehti:”Analfabeti më i keq është analfabeti politik.

Analfabeti politik është kaq

gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin

duke thënë se e urren politikën.

Nuk e di hajvani

se nga injoranca e tij politike

lind prostituta,

fëmija i lënë rrugëve,

grabitësi me thyerje,

lind më i keqi i të gjithë banditëve,

që është politikani mashtrues,

mafiozi i korruptuar!”,  shkruan Vasili.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE