Vasili: Rama memec monumental, s’flet fare për Xhisielën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, duke iu referuar rastit të fundit të bërë publik në media, ku pretendohet se Xhisiela Maloku është dhunuar nga djali i deputetit, Rrahman Rraja, ka sulmuar kreun e qeverisë, Edi Rama për heshtjen e tij.

Sipas Vasilit, kryeministri i Shqipërisë po luan rolin e memecit përballë një rasti me rrezikshmëri sociale, ku pre e dhunës  shorin ai po bëhen vajza dhe gra të varfra.

Vasili thekson faktin se sa herë zbukurohen ambientet e zyrave, Rama mbush mediat me deklarata, ndërsa për “dhunimin” e Xhiesiela Malokut nuk ka guxim të flasë.

“Kryeministri llapi deri ne Bruksel per mashtrimin e Griseldes dhe memec per tragjedine e Xhisieles. Kryeministri yne eshte llafazani me monumental i ketij vendi. Nuk le broçkull pa thene per mure qe lyhen,per hale’ zyrash qe zbukurohen,per teatro qe prishen,per palma,qe thahen. Por kryeministri eshte po aq monumental edhe si memec. Nuk flet hic per vajza te varfera qe dhunohen,rrihen dhe goditen nga djemte e deputeteve te rilindjes,per drogen qe mbyti shkollat dhe shkaterroi rinine,per qindra mijra shqiptare qe ikin nga ky vend.Ky hipokrit qe mbushi qeverine me gra sepse medemek i respektonte shume ato s’gjen fjale per vajzen e gjore qe ja dhunuan te tijte.As batalioni i grave ne qeveri s’guxon te thote nje fjale per vajzen e dhunuar,ç’neveri per keto gra.As grate deputete te rilindjes ne parlament turperisht s’guxojne te flasin,se po folen perjashtimi i pret.Ky kryeminister se bashku me guaket e bashkise vune kujen e u bene gazi i botes deri ne Bruksel per barren imagjinare te Griseldes.Memeclleku eshte peshtirosje ndersa llafazanlleku neveri ,ky eshte me pak se hiç se i ka te dyja”, shkruan Vasili.

Burimi: Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne