Shqiperia

Vasili sulmon Tahirin: Sorra u përpoq të zbardhej

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku ky i fundit në një konferencë për shtyp njoftoi se prokuroria e Katanias kishte mbyllur hetimet ndaj tij.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili akuzoi Tahirin si shkaktar të mbledhjes së hashashit në vend. Mes ironisë Vasili tha se ‘moral moçali foli. Sorra u përpoq të zbardhej duke u bere sterrë e zezë edhe me shume’.

REAGIMI I VASILIT
Kryerruspia e drogës që do të fshihet si struci me menderen perjashta.
Rruspija u foli sot rilindasve në emër të përgjimeve erotike dhe te droges te horrave me te cilet bashkeqeverisi nga ai me i gjati ne krye e deri tek me te gjatat e me te shkurtrat rreth e perqark.
Ai qe qelbi Shqipërinë me droge, ai qe qelbi policine me krim,ai qe helmoi shkollat tej e tej me hashash e kokaine pacipesisht ben sot moral.
Moral mocali foli.
Sorra e perpoq te zbardhej duke u bere sterrë e zezē edhe me shume.
Shitje e aksioneve te policise te trafikantet dhe tradhetimi i punes se sherbimeve mike, makina, jahte, miliona euro neper makina dhe shtetin ne dispozicion te maskarenjve te droges,keto bema te sorres se zeze i di Shqiperia ane e mbane dhe s’ka gjethe fiku qe ja fsheh dot sikur ta vene as para as prapa.
Ketij hesapi te palare me shqiptaret nuk i shpeton dot sikur te beje edhe si rruspije edhe si çingije.

Vasili

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE