Vatikani ka pranuar se ka një dokument që përmban rregulla të fshehta për priftërinjtë që kanë fëmijë

Në Kishën Katolike skandalet nuk kanë të ndalur. Vatikani, i cili ndërmori hapa në emër të llogarisë për skandalin e pedofilisë, por që nuk arriti ndonjë rezultat konkret, ka pranuar se ka një dokument që përmban rregulla të fshehta për priftërinjët që janë prindër.

Vatikani ka konfirmuar se ka rregulla të fshehta për priftërinjtë të cilët kanë fëmijë, përkundër faktit se ata të cilët ushtrojnë detyrë në Kishën Katolike, premtojnë se nuk do të kenë marrëdhënie intime dhe nuk do të martohen.

Pas shkuarjes së irlandezit 28 vjeçar Vincent Doyle në një organizatë globale të quajtur ‘Coping International’ dhe pas zbulimit të dokumentit që përmban rregulla të fshehta për priftërinjët që janë prindër, erdhi një konfirmim edhe nga ‘Autoriteti i Shenjte’.

‘PARIMI BAZË ËSHTË MBROJTJA E FËMIJËVE’

Zëdhënësi i Vatikanit, Alessandro Gisotti foli për New York Times dhe u shpreh se: “Unë mund të konfirmoj ekzistencën e këtyre parimeve udhëzuese. Ky është një dokument rreth çështjeve të brendshme”, si dhe shtoi se:

“Parimi bazë është mbrojtja e fëmijëve.”

Gisotti u shpreh se sipas regullave të fshehta, priftave të cilët janë prindër, u kërkohet që të hequrit dorë nga të qenurit prift dhe të iu dedikohen fëmijëve të tyre dhe të marrin përsipër përgjegjësit e prindërimit.

Monsinjor Andrea Ripa, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit të Priftërinjëve, tha se parimet udhëzuese nuk janë urdhra, por procedura.

SHENJË SE SHUMË PRIFTËRINJË JANË PRINDËR

Si rezultat i përpjekjeve të shumta, në fund të vitit 2017, Vincent Doyle kishte bërë të mundur që Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara të Vatikanit në Gjenevë, kryepeshkopi Ivan Jurkoviç, t’ia tregoj priftërinjëve që kanë fëmijë, dokumentin i cili përmban rregulla se si duhet ti trajtojnë ata.

Është po ashtu e rëndësishme se fakti që Vatikani përdor një dokument të tillë, nënkupton se shumë priftrinjë kanë fëmijë. Duke folur për New York Times, Doyle tha se kishte kërkuar një kopje të dokumentit, por kryepeshkopi Jurkoviç e kishte refuzuar këtë, duke thënë se: “Është një sekret”.

NGA MARRËDHËNIET ME PRIFTËRINJË E DERI TE DHUNIMI

50 MIJË PËRDORUES NGA 175 VENDE

Sipas gazetës, disa nga fëmijët e priftërinjëve kanë lindur me marrëdhëniet në mes të priftërinjve dhe grave që punonin vullnetarisht në kisha, e disa të tjerë si pasojë e abuzimit seksual dhe dhunimit.

Nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare në lidhje me atë se sa priftërinjë kanë fëmijë. Por Dolye ka vënë në dukje se web faqja e grupit ‘Coping International’ ka 50 mijë përdorues nga 175 vende.

Dokumenti i cili konfirmon ekzistencën e Vatikanit, tregon se priftërinjtë neglizhojnë faktin se ata nuk mund të bëhen prindër.

DO TË FILLOJË KONFERENCA PËR TË LUFTUAR ABUZIMIN SEKSUAL NDAJ FËMIJËVE NË KISHË

Vatikani do të mbajë një konferencë katër ditore, që do të filloj të enjten, dhe ka të bëjë me krizën e ngacmimeve seksuale dhe sulmeve ndaj fëmijëve nga ana e klerikëve katolikë, duke përfshirë edhe ata më të lartë.

Viktimat dhe të afërmit e tyre nuk presin që kjo konferencë do të sjell rezultate konkrete.

Viktimat dhe të afërmit e tyre kanë thënë se për të arritur në një rezultat konkret, Papa duhet të japë urdhër për çdo peshkop në mbarë botën që t’i dorëzojë arkivat në polici.

Burimi : Sputnik News /ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne