Vazhdon të rritet numri i të vdekurve pavarësisht armëpushimit në Gazë

Lëvizja e Xhihadit Islamik njoftoi arritjen e një armëpushimi me Izraelin përmes ndërmjetësimit të Egjiptit.

Musab al-Buraym, një zëdhënës i Xhihadit Islamik, tha se armëpushimi kishte hyrë në fuqi në 5 të mëngjesit me orën lokale.

Armëpushimi,- shtoi Buraymi,- është realizuar në përputhje me kushtet e parashtruara më parë Xhihadi Islamik.

Ndërsa Ziyad en-Nahhale, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Xhihadit Islamik, kishte thënë në një deklaratë të bërë më herët se për arritjen e armëpushimit kishin vendosur këto kushte: “ndalimin e atentateve, mos-marrjen në shënjestër të pjesëmarrësve në demonstratat e Marshimit të Kthimit të Madh që zhvillohen në kufirin e Gazë dhe zbatimi i marrëveshjes së arritur në fund të 2018-s me Izraelin për heqjen e bllokadës në Gazë me ndërmjetësimin e Egjiptit, Katarit dhe Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

Nga ana tjetër, numri i palestinezëve të vrarë deri më tani në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 34.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha në një deklaratë se kishin gjetur trupat e pajetë edhe të dy personave të tjerë, të cilët kishin humbur jetën nga sulmet e Izraelit.

Ministria nuk dha informacione mbi identitetin e të vdekurve, por njofton se nga palestinezët që humbën jetën në këto sulme 6 ishin fëmijë dhe 3 prej tyre ishin gra.

Nga ana tjetër 110 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë mbetur të plagosur për shkak të sulmeve izraelite./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne