Vdekja e bashkëshortëve/ Policia dyshon për vetëvrasje (Foto)

Shtëpia në foto, është banesa ku ndodhi ngjarja e rëndë në Elbasan, atje ku një çift bashkëshortësh u gjetën të pajetë. Shyqo (Vasil) Liçi, 65 vjeç dhe gruaja e tij Sabire Liçi, 60 vjeçe, u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan, por dyshimet e policisë janë se kryefamiljari i vuri vetë flakën banesës.

Flakët si fillim janë përhapur në një nga paradhomat e shtëpisë dhe më pas janë djegur kolltuqe dhe orendi shtëpiake.

Mësohet se trupat e pajetë të çiftit u nxorën nga banesa rreth orës 02:00, ndërsa ndodhen në morgun e Elbasanit. Dy viktimat jetonin të vetëm në një banesë të re 2-katëshe.

Siç u raportua edhe më herët akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh.

Një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua. Aktualisht në banesë ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne