Vdekshmëria nga ndotja e ajrit, Shqipëria zë vendin e tretë në Europë

Të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se vendet e Europës Lindore dhe ato të Ballkanit vuajnë shkallën më të lartë të ndotjes së ajrit dhe vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit në të gjithë Evropën.

Sipas statistikave të reja të OBSH, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Shqipëria dhe Ukraina kanë normat më të larta të vdekshmërisë evropiane që i atribuohen ndotjes në shtëpi dhe ajër.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Bosnje nënkuptonte se në vitin 2012 vendi pësoi rreth 231 vdekje për 100,000 njerëz. Ky numër përfaqëson shkallën më të lartë të vdekjeve në botë në mesin e vendeve të listuara në raportin e OBSH.

Nërsa Suedia në vitin 2012 regjistroi më pak se një vdekje për 100,000 vetë për shkak të ndotjes së ajrit dhe kishte mesataren më të ulët të Evropës prej 5,9 mikrogramë ndotës për metër kub.

Në vitin 2012 vdiqën 4.3 milionë njerëz në nivel global për shkak të ndotjes së ajrit. Nga ky numër, rreth 60 përqind vlerësohet të jenë gra dhe fëmijë, tha OBSH. Ajo shton se 92 përqind e popullsisë së botës në vitin 2014 jetonin në zona ku standardet e cilësisë së ajrit të OBSH nuk ishin përmbushur.

Ndotësit e ajrit veçanërisht të hollë mund të shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, infeksione të frymëmarrjes dhe madje edhe raste të kancerit të mushkërive.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne