Veliajt i kushton 480 mln lekë interneti, kurse Durrësi-Tropoja-Rrogozhina 17.4 mln sëbashku

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, vijon të shpenzojë pa asnjë kontroll dhe në mënyrë jotransparente taksat e qytetarëve të Tiranës. Pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës hapi një tender për krijimin e një Websiti, ku shpenzoi plot 120 milion lekë, një marrëzi me shpërdorimin e fondeve publike.

Sërish ndodhi e njëjta gjë. Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi, ku Veliaj do të shpenzojë mbi 480 milion lekë për internet në zyrat e bashkisë. Internet dhe disa linja intranet do t’u çohen edhe institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës. Fondi limit është plot 390.474.040  lekë pa TVSH, ose rreth 480 milion lekë me TVSH, ndërsa burimi i financimit janë të ardhurat e vetë bashkisë. Afati për ofrimin e sherbimit është nga data e lidhjes së marrëveshjes kuadër deri në datë 31.12.2018.

Tpz.al kërkoi edhe shpenzimet e bashkive të tjera për internet, ku rezultatet ishin befasuese; Durrësi, Tropoja dhe Rrogozhina sëbashku do të shpenzojnë vetëm 17.4 milion lekë të vjetra.

Normalisht, shumëkush mund të thotë se Bashkia e Tiranës ka shumë më tepër punonjës sësa bashkitë e tjera që krahasuam, ashtu si edhe banorë. Në Tiranë banojnë afërsisht 850 mijë banorë, ndërsa në Durrës jetojnë rreth 200 mijë banorë.

Sipas dokumenteve që disponojmë, Bashkia e Durrësit do të shpenzojë vetëm 5 milion lekë për internet, ndësa ajo e Tiranës e cila ka katërfishin e banorëve nuk duhet t’i kalonte 20-25 milion lekë të vjetra. Por, kjo nuk ka ndodhur, pasi është hapur tenderi për plot 400 milionë lekë.

Internet kërkon edhe Bashkia Tropojë, e cila do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit 360.000 lekë pa TVSH, me objekt “shërbim interneti, për Bashkinë Tropojë”. Kërkohet internet për godinën e bashkisë, për njësitë administrative, ndërsa afati i kryerjes insatlimit do jetë 2 ditë duke filluar nga shpallja e fituesit. Shërbimi do të ofrohet për deri më 31.12.2018.

Edhe Bashkia Rrogozhinë ka hapur tender për internet, me fond limit 785.850 lekë, për të gjitha institucionet, për plot 1 vit kalendarik.

Veliaj apo edhe shumë zyrtarë të tjerë, nuk i kursejnë miliarda lekë nga taksat tona për investimet publike, por askush nuk është në dijeni sesi shpërdorohen. Tpz.al do të vijojë denoncimet!/TPZ.AL/E.H/

Më poshtë tenderi 480 milion lekë me TVSH i Bashkisë Tiranë:

Më poshtë tenderat 3 bashkive për internet, me vlerë 17.4 milion lekë në total:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne