Bota

Vendet anëtare të BRICS kërkojnë zgjidhjen paqësore të krizës së Koresë

Vendet anëtare të BRICS, me anë të një deklarate kanë kërkuar zgjidhjen paqësore të krizës së Koresë së Veriut.

Këto vende shprehën keqardhje nga testimi bërthamor i kryer nga Koreja e Veriut dhe kanë theksuar se çështja e këtij vendi duhet të zgjidhet me mjete paqësore dhe me bisedime. Në deklaratën e lëshuar nga BRICS me këtë rast gjithashtu u është kërkuar vendeve të botës që të respektojnë traktatin e Parisit për ruajtjen e klimës dhe ambientit./ PT

OPINIONE