Vendet islame përshëndesin planin e OKB për Mianmarin

Vendet islamike kanë përshëndetur dhe mirëpritur planin e OKB për tu ardhur në ndihmë 300 mijë myslimanëve në Mianmar.

OKB ka hartuar një plan për të dërguar ndihmë emergjente humanitare me ushqime, ujë dhe medikamente për 300 mijë myslimanë Rohingya që janë shpërngulur nga Mianmari për në Bangladesh. Shumë myslimanë për t’i shpëtuar dhunës në Mianmar janë shpërngulur në Bangladesh dhe OKB ka miratuar një fond prej 7 milion dollarësh për tu ardhur në ndihmë këtyre myslimanëve. Sipas burimeve të Bangladeshit, ky vend nuk ka më kapacitet për të pranuar myslimanët e shpërngulur dhe për këtë shumë prej tyre janë strehuar nëpër rrugë. Që nga 25 gushti ushtria dhe budistët ekstremistë kanë nisur reprezaljet e tyre kundër myslimanëve Rohingya./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne