Venezuela ndërpret marrëdhëniet me Kolumbinë

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe politike me Kolumbinë.

Maduro iu drejtua përkrahësve të tij në një miting të organizuar në kryeqytetin Karakas.

Maduro doli përballë mijëra njerëzve të veshur me këmisha të kuqe, që është ngjyra e Partisë së Socialiste, duke valëzuar e valëvitur flamurin e Venezuelës, ndërsa u duartrokit për një kohë të gjatë.

Duke tërhequr vëmendjen në tentativat e ndërmarra ndaj tij Presidenti Maduro tha se “Kurrë nuk do të dorëzohet” dhe se “do të mbrojë pavarësinë e vendit të tij me jetë”.

Ai shtoi se nuk frikësohet nga asgjë, ndërsa Huan Guaidon (Juan), që u vetshpallë presidenti i përkohshëm, e cilësoi si kukull të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat dëshirojnë të kolonizojë Venezuelën.

Maduro kritikoi edhe shtetin fqinj, Kolumbinë, e cila dihet se përkrahë opozitën venezuelase, dhe njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe politike.

“Nuk mund të durojë më tepër sulmet e qeverisë fashiste kolumbiane dhe për këtë arsye vendosa të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet me Kolumbinë”, – deklaroi Maduro, ndërsa diplomatëve kolumbian u dha 24 orë kohë të largohen nga Venezuela.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Karlos Holms Truhilo Almagro (Carlos Holmes Trujillo Almagro) bëri të ditur se nuk e njohin vendimin e Maduros për ndërprerjen e marrëdhënieve me Kolumbinë.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Almagro tha se nuk e njohin qeverinë e Maduros dhe për këtë arsye vendimi i tij është “i pavlefshëm”.

Në anën tjetër në kryeqytetin Karakas u organizua edhe një protestë e opozitarëve, që u mbajt në afërsi të një baze ushtarake ajrore, ku protestuesit i bënë thirrje ushtrisë të lejojnë hyrjen në vend të “ndihmave humanitare”.

Edhe pse në të dy manifestime morën pjesë mijëra persona bëhet e ditur se mes tyre nuk pati përleshje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne