Vetëdorëzimi i Klement Balilit, ministri Sandër Lleshaj ‘’e shet” si sukses

Edhe pse Klement Balili, një nga njerëzit më të kërkuar në vend u vetëdorëzua, për ministrin Sandër Lleshaj ky është një sukses i policisë.

Lleshaj tha se në operacionin që çoi në vetëdorëzimin e Balilit kanë marrë pjesë dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa refuzoi që të fliste lidhur me detajet operacionale të aksionit.

Reagimi i Lleshajt:

Policia Shqiptare ka konkluduar një operacion për vetëdorëzimin e Klement Balilit.

Nga sot policia merr në duart e saj një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa qytetarët marrin një mesazh të qartë për Shqipërinë që duam.

Arrestimi i sotëm është një rezultat, Policia e Shtetit është në një nivel të lartë gatishmërie për të kaluar në një fazë të re.

Operacioni vazhdon dhe se forca e ligjit do të shënojë një intensitet të ri, dhe të tjerë persona do të përfundojnë prapa hekurave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne