Shqiperia

Vettingu fut në kaos Gjykatën e Apelit të Tiranës, rritet numri i dosjeve stok

Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, vettingu fut në kaos edhe Gjykatën e Apelit të Tiranës. Numri i gjyqtarëve është përgjysmuar për shkak të shkarkimeve. Aktualisht Gjykata e Apelit po shqyrton dosjet e vitit 2016.

Aktualisht po shqyrtohen vetëm çështje që rrezikojnë tu kalohen afatet si dhe masat e sigurisë. Burime zyrtare thonë për ABC News se numri i dosjeve stok, të cilat presin për tu shqyrtuar deri në fund të muaj korrik ka shkuar në 12687.

Në organikë shkalla e dyte e gjyqësorit në kryeqytet ka 31 gjyqtarë, por që nga nisja e procesit të vettingut, numri është ulur ndjeshme. Aktualisht janë 13 gjyqtarë. Por stafi mund të reduktohet edhe më shumë për shkak se nuk e kanë përfunduar procesin e rivlerësimit të gjithë gjyqtarët që janë në detyrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për gjyqtarë në shkallën e dytë të gjyqësorit në kryeqytet por nuk ka pasur aplikantë.

E njëjta situata vazhdon dhe Gjykatën e Lartë. Sipas informacioneve zyrtare të siguruara nga abcnews, janë 35 500 çështje ende të pa shqyrtuar.

Ndërkohë është hapur gara për gjyqtarë të tjerë në gjykatën e lartë, por që janë në faze verifikimesh të kritereve ligjore nga ana e KLGJ./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA