Video-Akuzat e forta/ Rama dhe Veliaj përfshihen në skandal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për ndërtimin e Unazës së re.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama dhe Veliaj kanë ndryshuar projektin dhe kanë rritur gjerësinë e unazës nga 27m që ishte projekti i miratuar në 63 m, dhe trotuarin e njerës anë nga 11 në 33 m, sipas tij për të afruar rrugen afër ndërtimeve të trafikantëve dhe narko qeveritarëve.

“Banditet e Lal Plehut heqin shtyllat e korentit dhe i nderpresin energjine biznesesve ne zonen e Astirit, Unaza e Re. Edi Rama Lal Plehu kane ndryshuar projektin dhe kane rritur gjeresine e unazes nga 27m qe ishte projekti i miratuar ne 63 m, dhe trotuarin e njeres ane nga 11 ne 33 m per te afruar rrugen afer ndertimeve te trafikantve dhe narko qeveritareve! Sb”-shkruan Berisha në postimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne