VIDEO/ Albin Kurti mesazh qytetarëve: Koronavirusi po e teston shtetin por s’do ju mungojnë kurrë ushqimet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti i është drejtuar me një videomesazh qytetarëve duke kërkuar respektimin e masave për parandalimin dhe shpërndarjen e koronavirusit.

Nga ballkoni I kryeministrisë, dhe jo ballkoni i shtëpisë, Albin Kurti u kërkon qytetarëve që të përgatiten mendërisht dhe këtë situatë ta kalojnë me qetësi me kujdes dhe higjienë të shtuar por pa panik.

“Kjo nuk do të thotë që kjo nuk është situatë serioze, në fakt është situata më serioze që kemi pasur që nga lufta e fundit para më shumë se dy dekada.

Prandaj sonte dua të flas me ju si kryeministër i vendit, që ju më keni zgjedhur me votat e juaja.

Si popull jemi testuar shpesh herë se sa të fortë jemi përballë armiqve të dukshëm të padukshëm, por edhe sa të unifikuar jemi përpara sfidave të përbashkëta”, deklaroi Kurti.

“Virusi korona po e teston shtetin, shoqërinë dhe gjithë njerëzimin” thotë më tej kryeministri në detyrë dhe i kërkon qytetarëve që të përgatiten për javët dhe muajt në vijim.

“Në botë tashmë ka një ngadalësim ekonomik për shkak të virusit korona, prandaj duhet të përgatitemi si shoqëri edhe mendërisht për atë që po vjen.”

Kjo është situata më serioze që nga lufta e fundit para dy dekadave thotë Kurti ndërsa nënvizon se gjendja është nën kontroll dhe qeveria ka pranuar ndihmën monetare nga SHBA e BE për të lehtësuar dëmet nga koronavirusi.

“Ju njoftoj me garanci se Kosovës nuk do i mungojë kurrë as mielli as ushqimet e tjera dhe asgjë të cilën e kemi pasur më përpara. Mos blini më shumë se ju duhet sepse do ju skadojnë a vjetrohen pa konsumuar.

“Gjendja është nën kontroll. Por nuk duhet të tregohemi moskokëçarës. Duhet të bindim veten e familjarët të mos dalim të rrimë në shtëpi me përjashtim të rasteve kur kemi punë e duhet medoemos të dalim.

Ne kemi fatin që jetojmë në epokën e teknologjisë dhe informacionit dhe mund të informohemi në çdo moment, madje të komunikojmë me njëri tjetrin që të mos jemi kurrë vetëm.”

Virusi na ndan por me teknologjinë s’jemi vetëm

Ka dhe një mesazhi drejtuar qytetarëve por dhe të rinjve për kujdesin që duhet të tregojnë, sidomos ndaj të moshuarve.

“Për shkak të virusit nuk mund të jemi bashkë për shkak të teknologjisë nuk kemi pse të rrimë vetëm. E di sa e vështirë është të rrish mbyllur sidomos familjet e mëdha në banesa me ballkon të vogël apo pa të fare. Ky është një lloj burgu apo arresti shtëpiak që rëndohet në stinën e pranverës, mirëpo nuk është vuajtje aq e madhe të kufizohet dalja për një muaj. Nuk duhet të dilni në rrugë as jashtë banesës përveçse është e nevojshme.
Nëse ju dilni rrezikoni familjarët tuaj sidomos të moshuarit.

Kujdesi i të moshuarve është baza e qytetërimit. Letërsia e lashtë e moderne, këngët e kreshnikëve, librat e shenjtë na tregojnë se kujdesi ndaj të moshuarve është detyrim për të gjithë.”

Punëtoret u paguhen dy paga, bizneseve 50% qeranë

Kurti tregon dhe planin financiar që qeveria ka për të përballuar pasojat e koronavirusit.
-Për punëtorët e bizneseve që janë mbyllur përkohësisht qeveria do të paguajë për dy muajt e ardhshëm rrogën minimale.

-Personave që marrin asistencë sociale u kemi dhuruar ndihmën e një muaji. Bizneseve të cilëve u ka rënë aktiviteti ekonomik do I ndihmojmë deri në pagesën e 50% të qerasë.
-Mjekë, policë dhe zjarrfikës do i japim shpërblim prej 300 euro në dy muajt e ardhshëm meqë janë në front të luftës.

-Bujqve u kemi dhënë pagesat e prapambetura

-fëmijëve po ua organizojmë mësimin në tv e internet

Asnjë nuk do të mbetet vetëm. Këtë krizë do e kalojmë së bashku të gjitha masat do i marrim bashkë dhe sakrificat do i bëjmë bashkë”

Deri tani Kosova shënon 94 të infektuar një të shëruar dhe një viktimë nga koronavirusi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne