VIDEO/ “Autobusi mori superxhiro”, shihni pamjet e aksidentin në Kamëz

Panik, kaos dhe një të plagosur ka shkaktuar aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Dëshmitarët kanë treguar për “BalkanWeb” momentet e tmerrit kur autobusi pa kontroll lëvizte në trotuar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KGCupL-F0Zo?feature=oembed]

Sipas të dhënave të mbledhura nga vendi i ngjarjes, mësohet se urbani ishte i parkuar në stacion pas një tjetër autobusi. Sapo urbani në radhë është larguar, shoferi ka ndezur motorin e autobusit por aty çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit. Autobusi ka marrë superxhiro dhe shoferi për të shmangur një tragjedi e ka kthyer timonin nga trotuari duke u përplasur më murin e disa bizneseve që ndodheshin aty. Një djalë i ri që ndodhej me të atin në trotuar ka mbetur i plagosur.

Por dëshmitarët thonë se nëse nuk do të kishte qenë për manovrimin e shoferit, aksidenti do kishte pasur pasoja fatale. “BalkanWeb” sjell pamje të filmuara pak minuta pas aksidentit në qendër të Kamzës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=lFBSjy31Eos?feature=oembed]

Burimi; BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne