VIDEO/ Bllokimi nga Elbasani, ish-deputeti i PD debat me efektivët: Policia është e qytetarëve. Hapeni rrugën!

Prej orëve të para të mëngjesit Policia e Elbasanit ka bllokuar rrugën për në Tiranë duke mos lejuar një mjet të kalojë. Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka qenë në pikën e bllokimit ku një automjet policie është vendosur kryq në hyrjen për autostradë. Boçi ka debatuar me policinë duke kërkuar hapjen e rrugës.

Nga ana tjetër policia ka deklaruar se nuk lejohet pasi ka një urdhër dhe i ka kërkuar të largojë makinën.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne