VIDEO/ Familja muslimane sërish në hall, Rama ua ndërtoi shtëpinë mbi një pronë në konflikt: Jemi pa rrugë

Gjatë muajit tetor kryeministri Edi Rama i rindërtoi shtëpinë Hysen Zhupanit nga Shijaku, ku jetonin 5 anëtarë në kushte të mjerueshme. Pas ndërtimit të shtëpisë, e cila sipas Hysen Zhupanit zgjati afërsisht 5 javë, problemet s’kanë të sosur për të.

Banesa e ndërtuar nga e para është bërë mbi një pronë në konflikt, e në të tillë situatë ata shprehen se nuk kanë rrugë për të hyrë në shtëpinë e tyre. Zhupani shprehet rruga është provizore, ndërsa fqinji i familjesë Zhupani, Besnik Skilja gjatë një interviste për Fax News shprehet se Rama bëri ndërtim të paligjshëm.

“Rama ka bërë ndërtim të paligjshëm. Familjen Zhupani do ta hedhim në gjyq. Ne jemi në konflikt për pronën. Jam pronar den baba den.”, shprehet Skilja.

Ndërkohë Hysen Zhupani shprehet se letrat ia dorezuam kryeministrit.

“Çështja është në përmbarim. Rama me premtoi që kur ishte në opozite se do të vinte. Komuna e Sukthit është inisiatore për shtëpinë.”-shprehet ai.

Kronika e plotë: 

https://youtu.be/hUIhHAvYUZQ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne