Video/ Momenti i arrestimit të gazetarit të CNN, gjatë raportimit live për protestat në SHBA

Gazetari i CNN, Omar Jimenez dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të këtij televizioni, u arrestuan në Minneapolit, gjatë momentit kur po mbulonin protestat e shkaktuara pas vdēkjes së afro-amerikanit, George Floyd.

Në Minneapolis të SHBA-së, vijojnë protestat, pas vdēkjes së Floyd, i cili ndodhej nën kujdestarinë e policisë. Një oficer policie u filmua teksa kishte vendosur gjurin në qafën e 46 vjecarit, mes thirrjeve të këtij të fundit se nuk arrinte të mbushej me frymë.

Kjo ka shkaktuar revoltë dhe ka sjellë protesta të shumta në këtë shtet.

Arrestimi i gazetarit dhe stafit të CNN, u bë në momentin kur ata po raportonin live gjatë protestave të tensionuara.

Ata u ndaluan me arsyetimin se autoritetet u kishin kërkuar të lëviznin dhe nuk e kishin zbatuar këtë urdhër.

CNN ka raportuar se pas shoqërimit, gazetari Jimenez, producenti Kirkos dhe fotoreporteri Mendez janë liruar nga policia.

Ndiqni momentin e arrestimit të gazetarit, teksa po raportonte drejtëpërdrejt. /TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne