VIDEO/ Ngrihen në protestë qytetarët në doganën e Morinës, policia e Kosovës shoqëron disa persona, ndërhyn edhe policia shqiptare

Pas hapjes së kufirit të Shqipërisë me Kosovën, radhë të gjata kilometrike janë krijuar nga makinat, kjo për shkak të rregullave të vendosura nga pala kosovare në kuadër të masave të ndërmarra për shkak të COVID-19.

Të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë në Kosovë, pasi janë kthyer përsëri pas sapo kanë kaluar kufirin me Kosovën, kjo pasi u është kërkuar një konfirmim zyrtar se janë negativ me Covid-19.

Policia njoftoi se lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit shqiptarë në Kosovë, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore.

Ndërkohë që sot disa qytetarë janë shoqëruar nga policia e Kosovës, në kufi për shkak të kundërshtimit të forcave të policisë. Për të neutralizuar situatën kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë shqiptare. Po ashtu në formë protestë udhëtarët kanë fikur makinat e tyre dhe kërkojnë që kjo masë nga qeveria e Kovoës të hiqet.

Ndërkohë që për drejtuesit e kamionëve të cilët u përballën me një tarifë shtesë, që do të duhet të bënin një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushtonte 22 euro, kjo tarifë është pezulluar.

/faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne