VIDEO/ Protesta te ‘Astiri’, momenti kur goditet me grusht kameramani

Ka degjenderuar në dhunë protesta e banorëve në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë. Pasi ata kanë bllokuar rrugën për disa minuta, kjo ka sjell acarimin e shoferëve. Njëprej tyre ka goditur me grusht një nga kameramanët që po filmonte. Shoferi i irrituar ka dalë nga mjeti dhe ka kërkuar që operatori mos të filmonte, pasi po bllokonte rrugën dhe më pas e ka goditur me grusht, si dhe i ka thyer kamerën.

Banorët protestojnë prej disa ditësh pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë për prishje të banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës. Ata kërkojnë dëmshpërblim dhe thonë se shtëpitë i kanë në proces legalizimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne