VIDEO/ “Qeveria 225 tendera në mars”, nënkryetari i PD: Rama pagoi 6.5 milionë euro për luks, asnjë qindarkë për shqiptarët

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho deklaroi se qeveria Rama në muajin mars, kur shpërtheu edhe epidemia e COVID, ka kryer 225 tendera.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Spaho tha se nga këto tendera janë shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime, ndërkohë pohoi se shqiptarëve nuk i është dhënë asnjë qindarkë.

MESAZHI I SPAHOS

Në muajin mars, muaji i shpërthimit të epidemisë në Shqipëri, qeveria ka kryer 225 tendera. Ka shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime.

Edi Rama ka lekë në buxhet për të paguar çdo shqiptar të mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks.
Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klientëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët.👇

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne