VIDEO/ Sherr i madh me thika mes gjimnazistëve te “Ismail Qemali” në Tiranë, ulërima, shkelma dhe goditje

Një fenomen i frikshëm, që manifestohet shpesh në shkollat dhe gjimnazet në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante.

E kemi fjalën për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve, të cilat ndodhin edhe në ambientet shkollore.

I tillë është edhe denoncim i një qytetareje nga Tirana, e cila ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen disa adoleshentë në Tiranë teksa përleshen me njëri-tjetrin, pranë gjimnazit “Ismail Qemali”.

Siç shihet dhe në video, djemtë godasin njëri-tjetrin me ç’ti dalë përpara, duke krijuar një kaos të vërtetë pranë gjimnazit.

Plas keq sherri mes adoleshentëve në Tiranë, grushte, shkelma dhe goditje me thika ndaj njëri-tjetrit on Vidnews.

Ata shkëmbejnë grushte e shkelma mes tyre, ndërsa një prej adoleshentëve përfundon i shtrirë në tokë, ndërsa vajzat dëgjohen të ulërasin nga frika.

Sipas asaj që shkruan qytetarja, që është tronditur nga skena që ka parë, një prej djemve madje nxjerr thikën dhe godet në shpinë një djalë tjetër.

Pamjet janë vërtet shqetësuese dhe një kambanë alarmi, jo vetëm për institucionet përkatëse, por edhe për familjarët, që në shumicën e rasteve ngjarje të tilla i mësojnë nga media ose policia.

Nuk dihen ende arsyet dhe shkaqet e këtij sherri mes adoleshentëve dhe nëse policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje.

Ajo që vlen të theksohet pasi sheh pamje të tilla, që kohët e fundit janë bërë të zakonshme, është se po rritet një brez i ri i dhunshëm.

Mesazhi i plotë: “Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane.

Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!!

Nje turp i madh. Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi.

Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne