VIDEO/ Studentët bllokojnë rrugët, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Ashtu siç paralajmëruan edhe ditën e djeshme, studentët janë hedhur sërish sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar edhe rrugët.

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi bllokuan kryqëzimin te ‘21 Dhjetori’, ndërsa në duar mbajnë fletë me mesazhe të ndryshme drejtuar Ministrisë së Arsimit, ata nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

“U plotësua vetëm një nga kërkesat, por ne nuk ndalemi. Ajo ishte sa për të na mbyllur gojën. Ne nuk do ndalemi. Ne kërkojmë kushte më të mira. Jemi nisur tek ministria e Arsimit. Në rast se do të ketë ndryshime në masë, do t’i bashkohemi”, tha një nga protestuesit.

Ata kërkojnë përgjysim të tarifave të studimit, si dhe një sërë pikash të tjerë. Ndërkohë dje ministria e Arsimit pranoi vetëm një prej pikave, heqjen e tarifave për provimet e mbartura.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne