Shqiperia

VIDEO/ Thirrja e shefit të zjarrfikësve për flakët që po djegin pyjet në Patos: Ndaleni dorën o barbarë!

Zjarri në pyllin me pisha në Drenies të Patosit vijon të jetë ende aktiv.

Aktualisht, flakët po djegin hektarë me pyje dhe situata është shumë rëndë, pasi edhe zjarrfikësja e ka të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë, shefit i MZSH në Patos, Alket Halimi ka publikuar pamje nga flakët, ku zjarri po përparon me një shpejtësi të madhe. Ai iu bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me natyrën, pasi po djegin mushkëritë e vendit.

“Ndaleni dorën o njerëz çfarë po bëni? Po digjni mushkrite e natyres. Ndaleni dorën o barbare aty vetsakrifikohen zjarrefikesit.

Mendoni çfarë po bëni ne jemi vëllezërit tuaj. Zoti marte hak tek ju”, ka shkruar Halimi në një postim në rrjetet sociale.

Ky reagim vjen, pasi prej katwr ditësh zjarret po shkumbojnë pyjet dhe kullotat në zonën e Fierit.

Vatra e zjarrit në fshatrat e Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit janë aktive prej katër ditësh. Deri më tani zjarri ka djegur mbi njëqind hektarë pyll. Ndërkohë, banesat nuk kanë qenë të rrezikuara./tpz

OPINIONE

INTERVISTA