VIDEO/ “Turp, turp!”, sërish ovacione tek Teatri, protestuesit thirrje ndaj policisë

Janë rikthyer sërish tensionet dhe përplasjet tek pedonalja përpara Teatrit Kombëtar, tashmë të rrënuar.

Forca të shumta policore janë në vendngjarje, ndërkohë që protestuesit janë pozicionuar shumë pranë zyrës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndërsa rreth orës 12:00 ka nisur prishja e Teatrit Eksperimental turma e protestuesve ka nisur të shtrëngohet sërish rreth policisë duke thirrur “Turp, turp!”.  Kujtojmë se janë dhjetëra artistë dhe protestues të tjerë të shoqëruar nga policia./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne