VIDEO/ ‘Ushtria e policia në terren’, dalin pamjet, ja çfarë ndodhte sot në supermarkete e banka

Pas lajmërimit të kryeministrit Edi Rama se ushtria dhe Policia janë sot në terren për të garantuar në supermarkete dhe farmaci qytetarët në distance duke mbrojtur njëri tjetrin nga koronavirusi, dalin pamjet nga aksioni i efektivëve të angazhuar për këtë aksion.

“Ruani distancën nga njëri – tjetri për të mirën e shëndetit të të gjithëve. Në të gjithë vendin punonjësit e Policisë së Shtetit janë angazhuar në zbatimin e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Patrullat e Përgjithshme të Policisë, në oraret e lejuara janë të pranishme pranë bankave, supermarketeve dhe marketeve, ku ka dhe grumbullime të qytetarëve, me qëllim ruajtjen e distancës së duhur, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë distancën nga njëri- tjetri, të respektojnë oraret e lejuara të lëvizjes, si dhe të evitojnë daljet nga shtëpia pa pasur arsye thelbësore e jetike”, thuhet në njoftimin e policisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne