Bota

Viktor Orban: Myslimanët i kemi te porta, krishterimi është shpresa e fundit e Evropës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se “krishterimi është shpresa e fundit e Evropës”, për të shtuar se politikanët në Bruksel, Berlin dhe Paris që përkrahin migracionin, i kanë hapur rrugë “rënies së kulturës së krishterë dhe përparimit të Islamit”, raporton Anadolu Agency.

Në fjalimin e tij vjetor për situatën kombëtare të mbajtur mbrëmë, Orban tha se qeveria e tij do t’u kundërvihet përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara ose Bashkimit Evropian (BE) që të bëjnë të pranueshëm migracionin.

Ai foli edhe për Evropën Perëndimore, të cilën sipas tij “do ta marrin muslimanët”, për të theksuar se “gjermanët autoktonë po braktisin qytetet e mëdha meqë migrantët fillimisht marrin këto qytete”.

Kryeministri hungarez i cili në zgjedhjet e ardhshme të prillit do të luftojë për një mandat të tretë, tha se “Islami së shpejti do të trokasë në portat e Evropës Qendrore, duke ardhur nga perëndimi dhe jugu”.

OPINIONE