Viti i ri me probleme të vjetra, vajzës me shami i ndalohet të mësojë në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Që në ditën e parë të vitit të ri arsimor, kanë dalë në pah problemet me të cilat përballen vajzat muslimane në shkollat publike të Kosovës.

Rasti i parë i qasjes së gabuar të shtetit ndaj muslimanëve vjen në Gjakovë, në Gjimnazin “Hajdar Dushi”.

Sipas RTI, në këtë gjimnaz një vajzë me shami nuk është lejuar të hyjë në shkollë që në ditën e parë të mësimit, ashtu si bashkëmishataret e tjera duke u diskriminuar vetëm për shkak të përkatësisë fetare të saj.

“Pasi ka hy në klasë e kanë thirrë në drejtori, i kanë thënë nuk mundesh me vazhdu mësimin përshkak të mbulesës”, thonë për RTI-në të afërmit e vajzës.

Vajza me shami nuk ka vazhduar mësimin dhe është kthyer në shtëpi.

Prej një jave vajza vazhdon të qëndrojë në shtëpi duke u ndaluar pa të drejtë të arsimohet në një shkollë publike që financohet me paratë e shtetit dhe për të cilën prindërit e saj paguajnë taksa.

Pak kohë më parë në një tjetër shkollë në Gjakovë ishin vendosur pankarta ofenduese për vajzat që mbajnë hixhab duke i konsideruar të dëmshme dhe barazuar me duhanin, alkoolin e tj. Ndonëse pankartat u hoqën pas bërjes publik të rastit askush nuk mbajti përgjegjësi ndërsa edhe sot Shkolla publike i ndalojnë vajzat muslimane të arsimohen, duke u shkelur të drejtat kushtetuese për barazi dhe arsimim./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne