Vjedhje e hapur nga “Albtelecom”, qytetarët paguajnë paketat televizive por “u ngrin figura”

Shqipëria është shembulli i vetëm ku tregjet rriten, kontribuojnë në rritjen e ekonomike, operatoret fitojnë, madje shumë. Por qytetarët, në proporcion të zhdrejtë jo vetëm që nuk fitojnë asgjë as nga rritja e kompanive, as nga rritja e ekonomise, as nga konkurenca në tregje, por përkundrazi ata humbin dhe paguajnë shumë shtrenjtë në të gjitha rastet.

Tregu i telefonisë celulare, i cili ka futur dhe operacione dhe aplikacione të tjera është më tipiku. Dhe nuk është se ndodh në mënyrë parciale, me oshilacione dhe një herë në vit, ndodh gjatë tërë vitit dhe ndodh që ditën e parë, pra prej vitesh. Por viti i fundit ka qënë edhe më katastrofë përsa i përket abuzimit në kurriz të qytetarëve.

Nga marsi 2016 deri në këto momente në shtator të vitit 2017, paketat kryesore me parapagese të kompanive celulare, kanë humbur ditë, nga 30 në vetëm 28, pa ndryshuar çmimet dhe njësitë e ofruara. Por, duke ju marrë praktikisht qytetarëve më shumë para, por edhe duke shtuar fitimet e tyre me një muaj më shumë, muajin e 13-të brenda një viti. Një abuzim i rëndë në kurriz të qytetarëve, që shtohet dhe për shkak të rritjes pa ndalur të tarifave brenda këtij sistemi me muaj 28 ditë. Por akoma më shumë kompanitë abuzojnë me paketat e reja që aplikojnë, kryesisht ato televizive, duke shfrytëzuar dhe mungesën e njohurive të qytetarëve, por dhe ofertën që është më e ulët në pamje të parë, por që del dyfish në fund të herës.

Kështu, kompania Albtelecom është vendosur në qendër të kritikave e denoncimeve të qytetarëve për paketat televizive që ofron. Qytetarë të shumtë kanë denoncuar online, cilësinë e dobët të sinjalit televiziv që mbërrin në banesa e tyre përmes rrjetit të Albtelecom, madje kanë shprehur shqetësimin se ata nuk kanë pasur me ditë të tëra sinjal, duke u përballur me mungesën e përdorimit të TV-ve. Pasi nuk bëhet fjalë më për cilësinë e figurës, por për atë që është më bazike, sinjalin, i cili mungon 24 më 24 orë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne