Vjosa Osmani: Kosova e gatshme për bisedime me Serbinë, por jo për një dialog të tipit Thaçi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se Kosova është gjithnjë e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit Thaçi, që siç tha ajo, në vetvete përfshin negociata sekrete me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç që ka rezultuar me hapjen e temave dhe aventurave të rrezikshme, si për Kosovën ashtu edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se, Thaçi në vend që të dalë dhe të tentojë të marrë kompetencat e qeverisë, do të duhej të deklarohej njëherë e mirë për një çështje substanciale, nwse garanton se nuk do të vërw në tavolinë asnjë milimetër të territorit të Kosovës.

“Po ashtu të sqarohet se a ka hequr dorë nga ideja e tij dhe e Vuçiçit, ideja e rrezikshme për korrigjim të kufijve sepse herën e fundit që kemi kontrolluar në ueb faqen zyrtare të presidentit akoma gjendet opinioni me emrin dhe mbiemrin e tij që thekson se ‘Presidenti e kryeministrat do të ndryshojnë po korrigjimi i kufijve do të ndodhë’. Po supozoj se meqenëse nuk e kanë zëvendësuar këtë Oped, ai akoma qëndron prapa idesë së ndryshimit të kufijve”, tha ajo.

Osmani më tej shtoi se ide të tilla për korrigjimin e kufijve jo vetëm e ndajnë Kosovën dhe e gjymtojnë territorin, por në esencë janë në kundërshtim me projektin e popullit për shtet të pavarur dhe sovran dhe për një dialog të tillë Kosova nuk është e gatshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne