Vjosa Osmani udhëton drejt Tiranës, do të marrë pjesë në Samitin e tretë për Diasporën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ka udhëtuar drejt Tiranës ku do të marrë pjesë në Samitin e III të Diasporës.

Në këtë Samit, pritet të marrin pjesë liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historian nga gjithë hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.

Mediat kosovare raportojnë se Presidentja Osmani gjatë zhvillimit të Samitit, do t`i adresohet të pranishmëve edhe me një fjalim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne