Opinion Video

Vladimir Kosturi: Roland Kryemadhi, babai familjar i mirë , i arrestuar padrejtësisht në Kamëz

Prindet me ligj duhet : 1) te mbajne femijen me ushqim dhe me nevojat e tyre materiale te domosdoshme ; 2) te edukojne femijen ; 3) te arsimojne femijen; Roland Kryemadhi keto tre kerkesa i plotesonete me se miri sipas deshmise edhe te njerezve qe e njihnin : – i mbante femijet mire , i edukonte shume mire, i arsimonte brenda shtepise…. Nuk duhet te ngaterrojme vajtjen ne shkollat publike apo private te njohura prej shtetit me arsismimin, i cili sipas nenit 30 te kushtetutes italiane nuk i delegohet detyrimisht shtetit… Shkolla sot ka mbetur ne skemat dogmatike dhe mediokre te 100 vjeteve me perpara dhe eshte futur ne konflikt me familjen, ne vend qe te koordinohej puna e mesuesve me ate te prindeve… Sot prindet kane frike te cojne femijet neper shkolla prej droges, bulizmit, dizedukimit etj… dhe gjithashtu edhe mesuesit kane frike te futen neper klasa ku nuk arrijne dot te vendosin qetesine per shkak te bulizmit ne rritje dhe te crregullimeve psikologjike qe shkaktohen prej teknologjise dhe terrorizmit medjatik te televizioneve… Arrestimi i Rolandit, 39 vjec eshte nje goditje per familjen shqiptare ne pergjithesi ; Paralelisht feministet qe ne thelb jane kunder burrave dhe per rrjedhim kunder riprodhimit te jetes pra dhe kunder familjes , te financuara prej lobeve private shkaterruese ulerijne neper rruge duke vendosur ne krye te protestave femrat vipa te televizioneve, te muzikes, pikerisht ato femra model te konsumit qe e kane shnderruar femren ne nje mall tregu shfrytezimi, ku edhe karriera e tyre per te ngjitur shkallet zhvillohet brenda kornizave te uljes se dinjitetit te gruas shqiptare… Feminizmi jo vetem nuk e emancipon aspak gruan shqiptare, por eshte nje armik i maskuar per ta shnderruar ne nje skllave ne lufte me bashkeshortin e saj, ne lufte me femijet e saj , mundesiht e divorcuar, e sterilizuar, qe te jete sa me e dobet per te luftuar dhe per t’u mbrojtur… Kjo eshte ajo qe mendoj per arrestimin e djeshem te Roland Kryemadhit ku terroristet e televizioneve shpiken se bashku me autoritetet shpiken versione kontradiktore armesh dhe rezistence ndaj policise (te zakonshmet) dhe ku masakronin femijet brenda ne banesen e tyre … Solidaritet familjes e Roland Kryemadhit !

OPINIONE

INTERVISTA