Vodhi gjela deti, gjyqtari e pyet: A i le ndonjë për Vit të Ri? Hajduti: Po

Florenc Goga i ka ndarë punët: ai shet gjela deti dhe familjarët i ruajnë nga hajdutët. Sepse muajt nëntor dhe dhjetor janë koha e artë për hajdutët e shpendit më të kërkuar të festave të fundvitit.

“Në nëntor nisin vjedhjet. Ai që nuk ka për të blerë, i vjedh. 5 gjela m’i morën ditën. Po panë që nuk ka njeri pranë gjelave…”, tregon fermeri.

Policia thotë se në fundvit mjaft shtetas denoncojnë një fakt të tillë, çka konfirmon fenomenin e vjedhjes sezonale në vend. Megjithëse festë, gjyqtari Artan Gjermeni ndodhet në punë pikërisht për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë ndaj dy hajdutëve të cilët mbrëmjen e 22 dhjetorit kanë rrëmbyer 18 pula deti në shtëpinë e një fshatari.

Menjëherë pas ngjarjes, hajdutët Armando Uka dhe Xhuliano Visha kanë udhëtuar drejt Elbasanit, ku edhe i kanë shitur për 30 mijë lekë. 23-vjeçari Uka ia vendosi fajin përdorimit të alkoolit nën ndikimin e të cilit ai kishte menduar të vidhte.

Dhe pas këtij shpjegimi, meraku tjetër i gjyqtarit ishte a i lanë hajdutët të zotit të shtëpisë të paktën një gjel për të festuar.

A i le ndonjë për Vit të Ri?

Hajduti u përgjigj shkurt “po”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne