Votimi i dy anëtarëve të Kushtetueses, reagon Presidenca: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës

Presidenca ka reaguar pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji nga Kuvendi.

Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se nuk ka asgjë të re dhe se Presidenti Meta vijon vizitën në Paris, pas të cilës do të ndajë vlerësimet me qytetarët.

“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan Blushi./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne